“Studentët janë kampionë,”/ Novak Djokoviç solidarizohet me protestat në Serbi, shpreh hapur mbështetjen për studentët (VIDEO)

0

SERBI- Tenisti i famsëm serb, Novak Djokoviç ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me pamjet e tij të fundit. Djokovië bëri një paraqitje në “Beograd Arena” përpara derbit mes rivalëve të ashpër Partizanit dhe Yllit të Kuq, i veshur me një bluzë me një mesazh të fortë për studentët serbë.

Në bluzën e tenistit ishte i shkruar dukshëm në gjoks mbishkrimi “Studentët janë kampionë”. Kjo është daljen e tij e parë publike në Serbi që nga kthimi nga Australia. Kjo ka marrë reagime të shumta në Serbi, pasi kampioni i botës në tenis ka protestuar kundër qeverisë së presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Djokoviç postoi në Instagram se ndeshja e tij e radhës në tenis i dedikohet studentëve të Fakultetit të Drejtësisë për guximin e tyre.

Prej incidentit të 1 nëntorit në Serbi, mijëra njerëz kanë protestuar rregullisht nëpër rrugë. Protestat e vazhdueshme kanë rezultuar me dorëheqjen e kryeministrit serb, Millosh Vuçeviç, më herët gjatë javës, dhe një mori koncesionesh të bëra nga Qeveria populiste, e cila bën përpjekje të qetësojë rezistencën.

Megjithatë, studentët kanë insistuar se do ta vazhdojnë protestën deri në realizim të kërkesave të tyre. Kërkesat e studentëve për ndalimin e bllokadave përfshijnë publikimin e dokumentacionit të plotë për rindërtimin e stacionit hekurudhor të Novi Sadit, për të përcaktuar përgjegjësinë për aksidentin e 1 nëntorit, 2024.