Studentja publikoi videon e embrionit të abortuar, reagon menjëherë drejtori i spitalit të Elbasanit: Skandaloze!

0

Pas videos së rëndë e cila sot ka bërë xhiron e rrjetit, ku një studente infermierie hidhte në kosh një embrion, ka ardhur dhe reagimi i menjëhershëm i drejtorit të qendrës spitalore, Agron Gaxho.

Gaxho i konsideroi pamjet e publikuara vërtete skandaloze dhe të rënda por garanton se vec fotove të të resë pamjet e tjera nuk i takojnë spitalit të Elbasanit.

“Janë pamje vërtetë të rënda dhe skandaloze. Fatmirësisht nuk është punonjëse te ne,por studente në vitin e parë për infermjeri. Pas analizës së pamjeve rezulton se vec fotove të të resë që janë bërë në institucionin shëndetësor në Elbasan pamjet e tjera nuk i takojnë spitalit të Elbasanit. As salla e operacioneve dhe ambjentet e tjera nuk përshtaten me tonat, vecanërisht pamjet ku ekspozohet embrioni. Është detyrë e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike të marrë masa”-përfundon Z. Gaxho.

Mësohet se vetë e reja ka deklaruar se video është montazh me pamje të marra nga interneti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu