Studim: Koronavirusi “ushqeu” ankthin dhe depresionin

0

Numri i personave që vuajnë nga ankthi dhe depresioni u rritën me një të katërtën në mbarë botën gjatë 2020 për shkak të pandemisë, sipas një studimi të botuar në revistën mjekësore

Ky është studimi i parë që vlerëson ndikimin global për shkak të pandemisë në problemet kryesore si: depresioni dhe ankthi, të detajuara sipas moshës, gjinisë dhe vendndodhjes në 204 vende dhe rajone deri në vitin 2020. Sipas studimit, gjatë 2020 ankthi dhe depresioni u rritën përkatësisht me 28% dhe 26%.

“Kjo nënvizon nevojën urgjente për të forcuar sistemet shëndetësore,” tha Damien Santomauro, autori kryesor i studimit në Qendrën Kërkimore të Shëndetit Mendor

“Edhe përpara pandemisë, sistemet e kujdesit shëndetësor mendor në shumicën e vendeve nuk kishin burime të mjaftueshme dhe ishin të paorganizuara,” shtoi ai.

Gratë dhe të rinjtë u prekën më shumë se burrat.

“Pandemia Covid-19 ka përkeqësuar edhe më shumë pabarazitë ekzistuese”. “Fatkeqësisht, për shumë arsye, gratë ka më shumë të ngjarë të preken nga pasojat sociale dhe ekonomike të kësaj pandemie,” tha Alize Ferrari, e cila është bashkëautore e studimit.

Mbyllja e shkollave dhe masat që kanë kufizuar aftësinë e të rinjve për të mësuar dhe bashkëvepruar me bashkëmoshatarët e tyre, të kombinuar me rritjen e rrezikut të papunësisë, gjithashtu kanë kontribuar rritjen e problemeve të shëndetit mendor të të rinjve.

Si përfundim, rezultatet e studimit nxorën në pah se vendet më të prekura nga pandemia në vitin 2020 regjistruan numrin më të madh të personave që vuanin nga problemet mendore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu