E FUNDIT/ Të shtëna me armë në zonën e Dajçit në Shkodër, ka të plagosur

0

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shkodër. Ngjarja është regjistruar në fshatin Mushan në njësinë administrative Dajç, ndërsa sipas policisë i plagosur ka mbetur një 24-vjeçar, i cili është dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor me marrjen e njoftimit janë nisur menjëherë në drejtim të vendngjarjes, dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të plagosjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.10.2021, rreth orës 08:45, në Spitalin Rajonal Shkodër, ka shkuar për ndihmë mjeksore, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, jashtë rrezikut për jetën shtetasi I.M, 24 vjeç, banues në fshatin Mushan, Shkodër.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor me marrjen e njoftimit janë nisur menjëherë në drejtim të vendngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu