Studimi:Omicron mund të mbijetojë më gjatë në lëkurën e njeriut se variantet e tjera

0

Varianti Omicron i COVID-19 mund të mbijetojë më gjatë se mutacionet e mëparshme të virusit në sipërfaqet plastike dhe lëkurën e njeriut. Euronews shkruan se kjo gjë është bërë e ditur nga një studim në Japoni.

Studimi i një ekipi nga Universiteti i Mjekësisë Prefekturale në Kioto, i cili ende nuk është rishikuar nga kolegët, zbuloi se variantet mbijetuan shumë më gjatë se virusi origjinal pas një sërë testesh laboratorike. Ata arritën në përfundimin se stabiliteti i lartë mjedisor i Omicron në veçanti mund ta ketë ndihmuar atë të zëvendësojë Delta si variantin dominues dhe të përhapet më shpejt.

“Studimi ynë tregoi se në sipërfaqet plastike dhe të lëkurës, variantet Alfa, Beta, Delta dhe Omicron shfaqën kohë mbijetese më shumë se dyfish më të gjata se ato të llojit Wuhan dhe ruajtën infektivitetin për më shumë se 16 orë në sipërfaqet e lëkurës,” shkruajtën autorët e studimit.

Në mostrat e lëkurës nga kufomat, koha mesatare e mbijetesës së virusit ishte 8,6 orë për versionin origjinal, 19,6 orë për Alpha, 19,1 orë për Beta, 11 orë Gamma, 16,8 orë për Delta dhe 21,1 orë për Omicron.

“Ky studim tregoi se varianti Omicron ka gjithashtu stabilitetin më të lartë mjedisor midis VOC-ve [variantet shqetësuese], gjë që sugjeron se ky stabilitet i lartë mund të jetë gjithashtu një nga faktorët që kanë lejuar variantin Omicron të zëvendësojë variantin Delta dhe të përhapet me shpejtësi. ”, shkruan autorët.

Duke vazhduar të jetë një shqetësim i madh në mbarë botën, Omicron tani është i pranishëm në të gjitha vendet e BE-së dhe është bërë varianti dominues në shumicën e shteteve anëtare, sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu