Stuhi e frikshme në Greqi, raportohet për një peshkatar të humbur

0

Moti i keq ka përfshirë sot veriun e Greqisë. Mediat fqinje raportojnë se një stuhi e fortë goditi Larisa, Trikala, Pelion, Volos, Evia Veriore, Janinë dhe Prevezë, duke shkaktuar shumë probleme dhe dëme.

Në të njëjtën kohë, një peshkatar rezulton i zhdukur në Menidi, Amfilochia.  Stuhia nisi rreth orës 17:00, ndërsa dëmet më të mëdha janë shkaktuar në Larisa.

Në të njëjtën kohë stuhia përfshiu mesditën e së enjtes në Trikala. Sipas trikalavoice.gr,  erërat e stuhishme që frynin në të njëjtën kohë rezultuan në rënien e pemëve si në qendër të qytetit ashtu edhe në periferi. Dëme ka gjithashtu edhe në disa qytete të tjera.