Pas vapës përvëluese, vjen më në fund shiu.
E para është përfshirë juglindja e vendit .
Reshje të dendura shiu të shoqëruara me erë të fortë dhe në vende te caktuara edhe me reshje breshëri.
Më të theksuara këto reshje kanë qenë në qarkun e Korçës, ku përveç dëmeve që shkaktojnë kapriço të tilla të motit në bujqësi, era e fortë ka shkulur edhe çati të objekteve buzë rrugës.
Fatmirësisht nuk ka raportime për dëme në njerëz, ndërsa rrebeshe të tilla në zonën e juglindjes janë bërë më të shpeshta dhe me intensitet të lartë të reshjeve dhe erës.
Më pas reshjet kanë përfshirë gati të gjithë vendin