Një stuhi e ashpër vazhdon që të godasë Amerikën e Veriut, e si pasojë të paktën 28 njerëz kanë vdekur në Nju Jork.
Një zyrtar shtetëror është shprehur se disa njerëz ishin bllokuar në makina për më shumë se dy ditë, gjatë asaj që e quajti stuhinë më të keqe të jetës së tyre.
Gjithashtu mediat e huaja shkruajnë se stuhia që shtrihet nga Kanadaja në kufirin me Meksikën ka vrarë 56 persona.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikëa, Joe Biden, miratoi një deklaratë emergjente që lejon mbështetjen federale për Nju Jork.
Disa prej viktimave janë gjetur të vdekur në automjetet e tyre, ndërsa të tjerë në pirgjet e dëborës.
Një familje me fëmijë të vegjël, nga dy deri në gjashtë vjeç, duhej të priste 11 orë përpara se të shpëtohej në orët e para të ditës së Krishtlindjes (e diel).
“Unë isha thjesht i pashpresë”, tha babai, Zila Santiago, për CBS News.
Më shumë viktima pritet të zbulohen pasi reshjet e dëborës të shkrihen duke nxjerrë automjetet e bllokuara dhe të ekipet e emergjencës të mund të arrijnë në banesat.
Stuhia dimërore e “ciklonit të bombës” – e cila ndodh kur presioni atmosferik bie, duke shkaktuar borë të dendur dhe erëra – ka ndërprerë udhëtimin nëpër SHBA.
Parashikuesit thonë se do të lehtësohet në ditët në vijim, por këshillohet që të mos udhëtohet përveçse në raste jetësore.