TIRANË-Për shkak të motit të keq, është plagosur një polic në kryeqytet. Forcat blu bëjnë të ditur se në afërsi të pallatit me shigjeta, si pasojë e rreshjeve, është shkëputur një objekt dhe ka dëmtuar në kokë punonjësin e policisë, M. Xh., 37 vjeç. Ai është dërguar menjëherë në spital.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 03.11.2023, rreth orës 13:00, në afërsi të pallatit me shigjeta, si pasojë e rreshjeve, është shkëputur një objekt dhe ka dëmtuar në kokë shtetasin M. Xh., 37 vjeç, punonjës i Komisariatit të Policisë Rrugore, i planëzuar me shërbim. Shtetasi M. Xh. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Lana ka dalë nga shtrati në këtë zonë. Tirana prej gati një ore është përfshirë nga reshje intensive. Ndërkohë, sipas meteoalb, në vendin tonë do të bien gati 90 mm shi, ndërsa Shqipëria është prekur nga ‘Ciaran’, stuhia që po godet Europën.