Stuhia e pazakontë e shiut shkakton rrëshqitje toke, 16 persona humbin jetën, lumi përmbyt shtëpinë e të moshuarve

0

Të paktën 16 njerëz kanë vdekur dhe disa të tjerë janë zhdukur në ishullin jugor të Japonisë Kyushu pas një stuhie të pazakontë shirash, të cilat shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje toke.

Katërmbëdhjetë viktima u gjetën në një shtëpi pleqsh, e cila u përmbyt kur një lumë aty pranë doli nga shtrati. Fotografitë tregojnë një urë mbi lumin Kuma e cila përshkohet nga uji, ndërkohë që veturat dhe shtëpitë janë zhytur.

Kryeministri Shinzo Abe u bëri thirrje banorëve që të ishin në “gatishmërinë maksimale”. Më shumë se 200,000 njerëz janë urdhëruar të evakuohen dhe ushtarët janë dërguar për të ndihmuar shpëtimtarët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu