Stuhia në Shqipëri/ Vjosa përmbyt banesa në Vlorë, probleme me energjinë

0

TIRANË– Përmbytje dhe dhjetra hektarë tokë janë nën ujë për shkak të motit të keq që ka përfshirë vendin. Situata shfaqet më e keqe në Vlorë, për shkak të daljes nga shtrati të lumit Vjosa, që ka sjellë e përmbytjen e dhjetra banesave, ndërkohë që disa prej tyre janë mbuluar totalisht nga uji. Gjithashtu janë dëmtuar edhe disa ura, ku dëmin më të madh e ka bërë çarja e digës pranë asaj të Milfoit, duke sjellë edhe izolimin e rreth 300 banorëvë. Por problem janë shënuar edhe në Fier, ku nënstacioni i Poçemit ka ndaluar punimet që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, për shkak të rritjes së nivelit të ujit. Siç raportohet deri më tani, kanë mbetur pa energji elektrike zonat në: Hekal, Fratar, Selite, Kute. Ndërkohë që gjithashtu në fshatin Samaticë te Beratit, Vjosa ka marrë para hektarë të tërë me sera, duke shkatërruar kështu edhe të mbjellat e fermerëver. Nga ana tjetër duket se lumi Shkumbin, duket se është ende nën kontroll por ka rrezik për daljen nga shtrati. Megjithatë sipas kreut të Emergjencave Civile, situata është e vështirë por nuk ka rrezik për përmbytje të mëdha pasi, sipas tij të gjitha masat janë marrë nga strukturat përkatëse.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu