Suksesi dhe zhvillimi në karrierë, shqiptarët kërkojnë ngritje në detyrë pas kësaj moshe

0

Nga të dhënat e rekrutimit të administratës publike të shërbimeve në vend, rezulton se shqiptarët (që punojnë në administratë) përgjithësisht aplikojnë ose presin për një ngritje në detyrë mesatarisht rreth moshës 38 vjeç.

Në një raport të Departamentit të Administratës Publike shkruhet:

“Krahas të dhënave të përgjithshme të rekrutimit dhe aplikantëve, me vlerë është edhe kuptueshmëria e disa elementëve të profileve të kandidatëve. Ndaj dhe disa nga treguesit përqendrohen pikërisht tek mosha e aplikantëve, për kategori të ndryshme pozicionesh. Nga të dhënat vihet re se mosha mesatare e atyre që aplikojnë, pavarësisht llojit të procedurës, është 31 vjeç, ndërkohë, mosha mesatare e aplikantëve për t’u pranuar në shërbimin civil është 29 vjeç dhe mosha mesatare e atyre që aplikojnë për ngritje në detyrë është 38 vjeç.”

Sa i takon zhvillimit në karrierë brenda administratës, pra lëvizjet brenda saj në pjesën më të madhe ndodhin brenda të njëjtit institucion (via Monitor).

“Përqindja më e lartë e lëvizshmërisë ndodh brenda një institucioni, gjë që përbën edhe 65% të të gjitha lëvizjeve në shërbimin civil. Ndërkohë, duket se numri i nëpunësve civilë që i bashkohen administratës qendrore nga institucionet e pavarura, mbetet më i ulëti.”

Sipas DAP, një tjetër tregues me rëndësi, është edhe plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese, me kandidatë nga jashtë shërbimit civil. Të dhënat e këtij institucioni tregojnë se kjo metodë ka rezultuar e suksesshme dhe se një pjesë e konsiderueshme e vendeve të hapura për rekrutim nga jashtë shërbimit civil janë plotësuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu