Sulm me armë dhe thikë në Japoni/ Agresori plagos katër persona, mes tyre dy policë

0

Të paktën katër persona mbetën të plagosur, duke përfshirë dy oficerë policie, pas një sulmi me armë dhe me thikë të enjten në Nakano. Katër të plagosurit, një grua dhe tre burra nuk dihen nëse u goditën me thikë ose u qëlluan, sipas Shin-etsu Broadcasting, një media lokale.

NHK raportoi se dy nga të plagosurit ishin policë.

Sipas departamentit lokal të zjarrfikësve, një grua rreth të 40-tave e cila me sa duket ishte goditur me thikë në shpinë u dërgua me urgjencë në një spital në qytetin e Nagano ndërsa një burrë u transportua gjithashtu në një spital në Nakano, raportoi NHK.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu