Sulm me armë në SHBA, dy të vdekur dhe dy të plagosur

0

SHBA- Të paktën dy persona kanë vdekur dhe dy të tjerë po trajtohen për plagë me armë zjarri pas të shtënave në Hjuston. Një grua 48-vjeçare dhe një person tjetër kanë humbur jetën. Sipas informacioneve, autori ka qenë bashkëshorti i saj 55-vjeçar i cili është arratisur.

Policia e Hjustonit u thirr në një shtëpi në anën veriperëndimore të qytetit të dielën në mëngjes. Në vendngjarje ka pasur viktima të shumta me armë zjarri. Dy persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa të plagosurit janë dërguar në spital, gjendja e të cilëve nuk dihet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu