Sulm me bombë në Cetinje të Malit të Zi, dy të vrarë dhe tre të plagosur

0

Dy persona kanë humbur jetën dhe tre janë plagosur mëngjesin e sotëm në Cetinje, pas një sulmi me bombë në Cetinje të Malit të Zi.

Sipas mediave malazeze, janë vrarë dy anëtarë të klanit kriminal Škaljar.

Shpërthimi ndodhi pas orës 09:00 të 20 qershorit në hyrje të Qendrës së Sportit.

Një numër i madh i zyrtarëve policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe hetimet janë duke u zhvilluar për këtë ngjarje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu