Sulm me thikë pranë ndërtesës së Komisionit Evropian në Bruksel, një person i plagosur

0

BRUKSEL- Një sulm me thikë ka ndodhur ditën e sotme në stacionin e metrosë Schuman në Bruksel, në dalje të ndërtesës së Komisionit Evropian. Sipas mediave ndërkombëtare, një person është plagosur ndërsa sulmuesi është arrestuar. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe zjarrfikëses si dhe dy autoambulanca.

Stacioni është evakuuar nga policia, ndërsa qarkullimi i trenave është ndërprerë në stacionin Schuman. Deri më tani nuk dihen motivet e sulmuesit, por dëshmitarët okularë theksuan se ai ishte shumë i shqetësuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu