Sulm në Kanada/ Ekzekutohet 1 polic, 3 civilë mbeten të plagosur, efektivët vrasin autorin

0

KANADA- Një person i armatosur ka vrarë një oficer policie dhe ka lënë të plagosur tre civilë të tjerë në qytetet Mississauga dhe Milton, pranë Torontos. Autori, i cili u arratis me një automjet të vjedhur, sipas të njëjtit burim, u gjet dhe u vra në shkëmbim zjarri me efektivët e policisë.

Motivet e sulmit mbeten të paqarta për momentin.

Kanadaja është tronditur kohët e fundit nga incidente të dhunës, duke përfshirë një breshëri sulmesh me thikë në një komunitet të izoluar aborigjen në Saskatcheëan më 4 shtator, ku lanë 10 të vdekur dhe 18 të tjerë të plagosur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu