Sulmet izraelite në Iran, reagon Rusia: Putin po ndjek me interes zhvillimet

0

Kremlini ka reaguar për herë të parë pas sulmeve ajrore të Izraelit ndaj Iranit, duke shprehur shqetësim të thellë për zhvillimet më të fundit në Lindjen e Mesme. Zëdhënësi i presidentit Vladimir Putin, Dmitry Peskov, deklaroi se “Rusia është e shqetësuar dhe dënon përshkallëzimin e tensioneve”.

Sipas Peskovit, presidenti Putin po ndjek nga afër zhvillimet dhe është në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë ruse të Mbrojtjes, Shërbimin e Inteligjencës së Jashtme dhe Ministrinë e Jashtme të Federatës Ruse.

Rusia është një aleate e ngushtë e Iranit dhe ka thelluar bashkëpunimin me Teheranin vitet e fundit, si në fushën ekonomike, ashtu edhe në atë ushtarake dhe energjetike/

Në fillim të këtij viti, presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti iranian Masoud Pezeshkian nënshkruan një marrëveshje strategjike gjithëpërfshirëse, e cila synon forcimin e bashkëpunimit dypalësh. Megjithatë, kjo marrëveshje nuk përfshin angazhime për ndihmë ushtarake të ndërsjellë, duke mos përbërë një aleancë ushtarake formale. Reagimi rus vjen ndërsa rajoni ndodhet në prag të një konflikti të gjerë, me frikën e përfshirjes së fuqive të tjera ndërkombëtare