Sulmi kibernetik ndaj sistemit TIMS/ Ministria e Brendshme: Janë rikthyer në punë 2 sportele në Rinas

0

Ministria e Brendshme ka reaguar zyrtarisht pas lajmit se sistemi TIMS në Shqipëri është sulmuar nga hakerat.

Në reagimin e saj zyrtar ministria njoftoi së janë rikthyer në punë dy sportele në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Nga ana tjetër ministria bëri me dije se shumë shpejt do të ketë rikthim të plotë të sistemit TIMS në Rinas dhe në të gjitha pikat e tjera kufitare.

“Në vijim të punës së pandërprerë nga ekspertët tanë dhe ata të vendeve aleate, aktualisht dy sportele në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas janë rikthyer në punë me sistemin TIMS. Shumë shpejt do të kemi rikthim të plotë të këtij sistemi në Rinas dhe në të gjitha pikat e tjera kufitare”, njofton Ministria e Brendshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu