Sulmi kibernetik ndaj SPAK, GJKKO lë në burg ish-zyrtarin e burgut Vlorë, Zambak Gjoni.
Ish-zyrtari Zambak Gjoni, i cili akuzohet për hyrje në sisteme kompjuterike pranë Spak do të vijojë të qëndrojë në burg. Këtë të premte u mbajt seanca për informacionet dy mujore, ku kërkoi lirimin nga qelia me argumentin se nuk ka kryer asnjë veprim në sistemet kompjuterike të SPAK.
Pavarësisht argumentit të tij, gjykata nuk e miratoi kërkesën e tij duke e lënë në burg pa afat.
Sipas SPAK, Gjonaj dhe Rrokaj kanë hyrë tek sistemët e email të 3 prokurorëve të posaçëm. Në dosje thuhet se personat përgjegjës kanë arritur të marrin disa informacione, pa mundur të sigurojnë akses në dosje hetimore.
Po ashtu, ata kanë tentuar të ndërhyjnë edhe në email-in e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Z. Altin Dumani, por pa sukses.