Sulmi kundër autobusit të nxënësve në Kosovë, Kurti: Policia po heton këtë krim të rëndë

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Deçan. Në një reagim në mediat sociale, Kurti shkruan se është tronditur nga kjo ngjarje dhe sqaron se kanë mbetur të vrarë 3 qytetarë, dy prej tyre nxënës.

Kreu i qeverisë, u shpreh ngushëllimet familjarëve të viktimave dhe shton se policia është duke punuar për zbardhjen e ngjarjes.

“Sonte u tronditëm nga lajmi për sulmin me armë zjarri ndaj autobusit me nxënës në Gllogjan të Deçanit. Sipas Policisë së Kosovës nga ky sulm kanë mbetur të vrarë tre qytetarë të vendit tonë, prej të cilëve dy nxënës.

Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve, shokëve e shoqeve, që humbën më të dashurit në këtë sulm. Të plagosurit i dëshirojmë shërim të shpejtë. Policia është mobilizuar me kapacitetet e saj të plota për ta hetuar këtë krim të rëndë, e për të mundësuar drejtësi”, – shkruan Kurti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu