Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç ka folur për mediat pas takimit të ministerialit mes ministrave të Jashtëm në kuadër të Procesit të Berlinit.
Abazoviç e cilësoi të papranueshme atë që ndodhi në Banjskë terksa shtoi se pret hetim nga Kosova, Serbia dhe nfërkombëtarët në lidhje me ngjarjen.
Ndërkohë i pyetur për qëndrimin dhe deklaratat e kryeministrit shqiptar, Abazoviç tha se cdo veprim i Ramës, është për të pasur paqe në rajon.
Abazovic: Ishte fare e papranueshme kjo që ka ndodhur në Veriun e Kosovës. Mali i Zi përkrah qëndrimet e BE-së dhe NATO. Kushdo që ka krijuar atë lloj konflikti, duhet të përgjigjet. Unë e pres hetimin dhe nga autoritetet e Kosovës dhe nga autoritetet e Serbisë dhe nga ndërkombëtarët. Ndërkombëtarët nuk mund të lajnë duart para kësaj pune sepse ka pasur shumë paralajmërime nga ana e Kosovës se atje gjenden njerëz të rrezikshëm. Pra, dhe ndërkombëtarët duhet të marrin përgjegjësinë e vet.
Mali i Zi e ka njohur Kosovën në kufijtë dhe për ne nuk ekzistojnë vende të cilat janë ekstraterritoriale. Dakord jemi me praninë e KFOR-it, por dihet çilët janë kufijtë e shteteve në Ballkanin Perëndimor.
Nuk kam një qëndrim për praninë e KFOR, po duhet të them atë që jam i bindur që ditën e parë që kemi filluar bashkëpunimin me z. Rama është se veprimet e tij, përkushtimi i tij shkojnë vetëm në drejtim të modalitetit për paqe dhe progresit. Nuk jam ai që do bëjë kritika ndaj Ramës, pasi jam i bindur se çdo veprim i tij shkon në drejtim vetëm si të kemi një rajon ku ka me qenë fokusi më shumë në bashkëpunim dhe paqe.