
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me sulmin terrorist që ndodhi pasditen e sotme në fabrikën e avionëve luftarakë në Ankara. Rama shprehet se Shqipëria qëndron me Turqinë si dy vende vëllazërore dhe aleate të NATO-s. Rama gjithashtu thotë se Turqia do të dalë më e fortë nga ky sulm kaq burracak ndaj qytetarëve të saj të pafajshëm.
“Jemi thellësisht të pikëlluar nga raportimet e të vdekurve dhe të plagosurve në Ankara. Shqipëria qëndron me Turqinë si dy vende vëllazërore dhe aleate të NATO-s. Dënojmë terrorizmin në të gjitha format e tij dhe mbetemi plotësisht të bindur se Republika e Turqisë do të dalë më e fortë nga një sulm kaq burracak ndaj qytetarëve të saj të pafajshëm”, tha Rama.