Sulmi terrorist në Ankara/ Shkon në 5 numri i viktimave, qeveria turke: Dyshojmë se e ka urdhëruar PKK

0

TURQI- Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya tha se ata vranë pesë persona dhe plagosën 22 të tjerë dhe Organizata terroriste kurde PKK qëndron pas sulmit terrorist në kryeqytetin turk Ankara.

“Mënyra se si u krye sugjeron një lidhje shumë të mundshme me PKK”, tha ai.

Dy terroristët u eliminuan në sulm ata ishin një burrë dhe një grua. Gjithashtu thuhet se ata kanë pozuar si çift në prag të sulmit. Po ashtu ata kanë shkuar në këmbë në një stacion taksie duke u kapur për dore dhe kanë hipur në një nga automjetet me çanta të mëdha shpine. Në një zonë të largët, gruaja thuhet se i ka kërkuar shoferit, Murat Arslan, të ndalojë pak, gjoja për të pirë duhan. Më pas dyshja terroriste qëlloi taksistin.

Më pas, terroristi mashkull e çoi taksinë në selinë e kompanisë shtetërore të hapësirës ajrore Turkish Aerospace, e cila prodhon pajisje mbrojtëse si avionë luftarakë, helikopterë dhe drone. Dy terroristët bënë një shpërthim para portës së kompanisë dhe më pas sulmuan ndërtesën me pushkë. Aty vranë një roje sigurie dhe tre punonjës të kompanisë së armëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu