MOSKË- Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby ka reaguar në lidhje me sulmin e regjistruar mbrëmjën e sotme në Moskë. Shtëpia e Bardhë po punon për të mbledhur më shumë informacion mbi sulmin.
“Mendimet tona padyshim shkojnë te viktimat e këtij sulmi të tmerrshëm,” tha ai në një konferencë shtypi.
Departamenti Amerikan i Shtetit u ka dërguar një njoftim amerikanëve në Moskë për të shmangur tubimet më të mëdha “për sigurinë e tyre”, tha ai. Ai gjithashtu kërkoi që shtetasit amerikanë të qëndrojnë në kontakt me Departamentin e Shtetit për përditësime dhe informacione të mëtejshme. Kujtojmë se më 7 mars ambasada e SHBA paralajmëroi qytetarët e saj që të shmangnin turmat dhe tubimet në Moskë.
4 persona të armatosur kanë hapur zjarr në një sallë koncertesh në kryeqytetin rus, ndërsa raportohet se të paktën 40 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur.