Sulmi terrorist në SHBA dhe masakra në Mal të Zi, Ministria e Jashtme: Zemërthyer për tragjeditë

0

TIRANË- Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka reaguar pas tragjedive të njëpasnjëshme në SHBA dhe në Malin e Zi. Me anë të një postimi në X, Ministria e Jashtme shkruan se janë zemërthyer për vrasjet e 12 personave në Malin e Zi dhe të 15 personave në New Orleans. Po ashtu në njoftim thuhet se u kanë uruar shërim të shpejtë të të lënduarve.

Postimi i Plotë:

Zemërthyer për tragjeditë me humbje jetësh në Mal të Zi afër Cetinjes dhe në SHBA, në New Orleans. Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për miqtë malazezë dhe amerikanë dhe për familjet e të gjitha viktimave. Shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve dhe shprehim solidaritetin tonë me komunitetet e prekura nga këto akte të pakuptimta dhune, duke shpresuar për qëndrueshmëri dhe unitet përballë një dhimbjeje të tillë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu