Kryeministri I Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, përmes një postimi në Twitter ka thënë se vajza e tij ndodhej në automjetin zyrtar i cili është sulmuar ditën e sotme rrugën Nikshiq – Podgoricë.
Krivokapiq ndër të tjera shkruan se si “baba kurrë nuk do t’i harrojë lotët dhe frikën e saj” dhe se “nuk do të lejojë egërsinë dhe paligjshmërinë”,
“Sot, u sulmua automjeti zyrtar në të cilin ishte vajza ime, një person i mbrojtur. Si baba, nuk do t’i harroj lotët dhe frikën e saj. Si Kryeministër, nuk do t’ju lejoj egërsi dhe paligjshmëri! Rendi dhe ligji do të sundojnë në vendin që nuk jeni mësuar. Do ta shihni shpejt”, shkroi Krivokapiq në Twitter.
Në rrugën Podgoricë – Nikshiq, më herë kishte ndodhur një incident në të cilin u plagosën dy persona.
Një grup qytetarësh u përpoqën të parandalonin kalimin e automjeteve të Qeverisë së Malit të Zi në të cilin po udhëtonte vajza e Krivokapiq.
Ai gjithashtu ka akuzuar presidentin malazez, Milo Gjukanoviq se po prodhon trazira dhe se duhet të ndalet me provokimet.