Një grup personash të paidentifikuar kanë grabitur nën kërcënimin e armës një shtëpi në Ferizaj. Sipas policisë në Kosovë, personat kanë arritur të marri stoli ari me vlerë 10 mijë euro.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
“Me datën 30.10.2022 rreth orës 15:20 kemi pranuar një informacion nga personi F.Z i moshës 30-vjeçar për një rast vjedhje e rëndë në fshatin Softaj të Ferizajt .Policia e stacionit në Ferizaj, hetuesit policor i kanë marrë veprimet e nevojshme , kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet. Dyshohet se persona të panjohur, me forcë kanë depërtuar brenda shtëpisë dhe nga aty kanë vjedhur një armë zjarri ,pistoletë me leje dhe stoli ari rreth 10 mijë euro. Policia po punon intensivisht për të zbardhur sa më shpejtë rastin”, tha Veseli.