Sulmohet me armë dhe me dorezë hekuri ish-boksieri shqiptar në Greqi

0

Dy persona u arrestuan për plagosjen e një ish-boksieri 32-vjeçar shqiptar, në Peristeri, të Greqisë.

Ngjarja u regjistrua të martën pasdite në Rrugën Dodecanese në Peristeri kur një 32-vjeçar u sulmua me armë dhe një dorezë të hekurt nga dy persona të panjohur me kapuç.

Konkretisht, dy të huajt, të cilët ishin në makinë kur panë ish-boksierin, zbritën dhe e sulmuan atë. Njëri e qëlloi në këmbë dhe tjetri e goditi me një grusht të hekurt.

Ata më pas nxituan të largoheshin nga vendi i ngjarjes, ndërsa më pas ish-boksieri shkoi vetë në spital për të marrë ndihëm e parë mjekësore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu