Mburrej me foton time…U tha se vrau shokun për pazaret e drogës, zbulohet molla e sherrit mes dy të rinjve

0

Teksa pistat ishin të shumta që nga prishja e pazareve të drogës te hakmarrja, dëshmia e një vajze te re që kishte 16 mijë ndjekës në Instragam ka hedhur poshtë të gjitha pistat e tjera. Sipas dëshmisë, vajza me emrin Blerta L., i njohu rastësisht viktimën dhe vrasësin 9 ditë përpara krimit.

E reja, u ndal në rrugë nga Noel Dishi të cilit pranoi t’ia japë numrin e telefonit dhe të pijë në ditët në vazhdim kafe. Por teksa i riu tashmë i arrestuar për vrasjen e Vilson Tafçiut kërkoi të lidhej me të madje duke i afruar edhe ndihmë për hapjen e një biznesi ajo dëshmon se e refuzoi ketë kërkese.

“Një ditë para vrasjes Noeli me telefonoi dhe më pyeti nga e njeh Vilsonin”, thotë e reja , “por unë ju përgjigja pse me pyet vetëm për atë kur kam 16 mijë ndjekës në instagram”.

“Noeli me pyeti pse me gënjen se ti ke qenë e lidhur me Vilsonin”, dëshmon e reja dhe me pas sipas asaj që është këqyrur nga prokuroria, e reja i ka kërkuar llogari viktimës se përse mburrej kur ajo nuk kishte raport me të.

“Ua bëra të qartë të dyve se nuk doja të më përzienin, dhe i bëra bllok por Vilsoni këmbëngulte nga ana e tij se edhe Noeli kishte shkuar ne lokalin pranë Unazës se Re dhe me tregoi se me foton time po i mburrej shiko me kë jam lidhur”.

Të gjitha këto biseda ndodhen në datën 19 janar ndërsa në datën 20 janar u krye vrasja evidentohet në dosje, ku sipas influenceres një shoqja e saj i kishte thëne se Noel Dishi kishte qenë në prokurori për një çështje të madhe dhe jo më për për këto gjëra se ai vriste më të mirin.

Sipas dëshmitares, pas krimit në datën 7 prill, Noel Dishi e ka telefonuar nga burgu dhe kur Blerta e ka pyetur pse e bëre i dyshuari i është përgjigjur: Ma ka hedhur njëherë dhe nuk doja t’ma hidhte përsëri.

Dëshmitarja tregon se kishte frikë mos keqkuptohej shoqëria e viktimës, ndërsa i arrestuari e ka qetësuar ne telefon: Mos ki merak se dhe ata e dinë që nuk je shkaku ti se kemi patur njohje më përpara dhe kishim dhe probleme te tjera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu