Sulmohet me thikë në rrugë kryeministrja sllovake

0

Kryeministrja e Danimarkës Mette Frederiksen u sulmua në rrugë në Kopenhagë, nga një burrë që e goditi me grusht.

Sulmuesi, njoftojnë autoritetet, është bllokuar menjëherë dhe është arrestuar. Kryeministrja, jeta e së cilës nuk është në rrezik, tha se ishte e “tronditur” nga ajo që ndodhi.

Zyra e kryeministrit Mette Frederiksen nuk bëri asnjë deklaratë të mëtejshme për këtë çështje. Policia në kryeqytetin danez konfirmon ngjarjen, por nuk ka asnjë koment.

Kujtojmë se më herët edhe kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico u sulmua më 15 maj, teksa një person e qëlloi me armë zjarri. Atentati ndodhi në qytetin Handlova, teksa Fico kishte dalë nga një takim në një qendër kulturore. Autori i ngjarjes u vu menjëherë në pranga, ndërsa kryeministri sllovak u transportua në spital, ku pas disa javësh u shërua.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu