Sulmohet me thikë një efektiv policie në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e së enjtes në lagjen nr.1, ku një qytetar është shfaqur me thikë dhe ka goditur policin.
Polici është dërguar në spitalin e Durrësit ndërsa agresori është shoqëruar në ambientet e komisariatit të policisë.
Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.