Sulmohet zyra e kryeministrit të Haitit, zyrtarët: Ariel Henry i mbijeton atentatit

0

Persona të armatosur tentuan të vrisnin kryeministrin e Haitit, Ariel Henry të shtunën. Reuters raporton se zyrtarë në Haiti kanë deklaruar se kryeministri i mbijetoi tentativës së vrasjes. Ndërkohë një person mbeti i vrarë dhe dy të tjerë u plagosën gjatë përleshjes së personave të armatosur dhe forcave të sigurisë.

Banditë dhe terroristë ishin përpjekur të qëllonin kryeministrin në një kishë në qytetin verior të Gonaives, ku po zhvillohej ceremonia për shënimin e 218 vjetorit të pavarësisë.

Zyra e kryeministrit tha se urdhër-arrestet ishin lëshuar për të dyshuarit që qëlluan zyrën e Henrit. Situata e sigurisë në vend është përkeqësuar ndjeshëm që nga vrasja e presidentit Jovenel Moïse korrikun e kaluar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu