Të gjithë asimptomatikë / 150 pasagjerë pozitivë me Covid-19 në kroçerën turistike

0
epa09319975 View of MSC Grandiosa cruise ship at the port in Barcelona, northeastern Spain, 03 July 2021. Three passengers on board MSC Grandiosa cruise ship tested positive for COVID-19 in a routine coronavirus test to all 2,300 passengers on 02 July. The passengers disembarked on 03 July and were put in quarantine. EPA/Enric Fontcuberta

150 pasagjerë rezultuan pozitivë me Covid-19 pas një testi të kryer në anijen turistike MSC Grandiosa, në të cilën udhëtonin rreth 5 mijë persona. Kroçera u nis në portin e Xhenovas dhe sipas medieve italiane, pothuajse të gjithë pasagjerët që janë infektuar deri më tani janë asimptomatikë.

Pasagjerët italianë do të transportohen me shpenzimet e kompanisë së anijeve në shtëpitë e tyre, ku do të qëndrojnë të izoluar deri sa të shërohen nga virusi. Ndërkohë, pasagjerët e huaj do të karantinohen në një shtëpi të moshuarish në Xhenova dhe në zonën e madhe të Torinos.

Përpara se anija e lundrimit të niset për udhëtimin e saj të ri, do të bëhet dezinfektim i kujdesshëm brenda MSC Grandiosa.

Marrë nga ansa.it

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu