Sulmoi Berishën, i enjtur dhe me pranga në duar 31-vjeçarit i komunikohet masa e arrestit në spital, nuk jep dëshmi

0

Gert Shehut 31-vjeçarit që sulmoi dje kreun e PD Sali Berisha i është komunikuar masa e arrestit. Siç duket dhe nga foto e siguruar, Shehu me pranga në duar në spitalin e Traumës firmos deklaratën e tij.

Shehu nuk ka dhënë deklarime të plota, por ka thënë se do të flasë në një moment të dytë. Ndërkohë ngjarja e paprecedentë ndodhi në nisje të protestës së opozitës ditën e djeshme ku Shehu iu afrua Berishës dhe e qëlloi në fytyrë, duke e gjakosur.
Më pas ai u neutralizua nga truprojat e Berishës, të cilët më pas ia dorëzuan policisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu