Superiorja/ Partizani ruan kreun në startin e fazës së dytë, Bylisi rikthehet te fitorja…

0

TIRANE – Java e 10-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll me supersfidën Vllaznia – Partizani. Në stadiumin “Loro Boriçi”, të kuqtë edhe pse kaluan të parët në epërsi, barazuan 2-2 në fund të ndeshjes.

Po sot, u luajtën dhe dy takime të tjera, në orën 17:00. Në stadiumin “Elbasan Arena” sfida AF Elbasani – Skënderbeu u mbyll në barazim 1-1. Me të njëjtin rezultat, po 1-1 përfundoi dhe takimi Tirana – Laçi në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës.

Të premten u luajtën dy takimet e para të javës së 10-të, Bylis – Teuta dhe Egnatia – Dinamo City. Skuadra ballshiote e Bylis, pas pesë humjesh u rikthye te fitorja në kampionat, pasi mposhti me rezultatin e thellë 4-0 skuadrën e Teutës në “Adush Muça”. Ndeshja Egnatia – Dinamo City në stadiumin “Egnatia Arena” u mbyll në barazim 1-1.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu