Lidhje jashtëmartesore me gruan e pensionistit italian, vritet me armë zjarri 45-vjeçari shqiptar në Itali (EMRI)

0

ITALI- Një shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Itali. Corriere shkruan se shqiptari i vrarë është një 45-vjeçar i identifikuar si Dritan Hakaj. Për ngjarjen policia ka vënë në pranga një pensionist italian 78-vjeçar, banues në Garbagnate Milanese, ndaj të cilit rëndon akuza vrasje me dashje.

Pas një debati të ashpër me shqiptarin, i moshuari ka nxjerrë armën dhe ka qëlkuar 4 herë në drejtim të 45-vjeçarit. Viktima ka marrë një plumb të vetëm në gjoks, që e ka lënë të vdekur në vend. Krimi ndodhi në pallatin në Garbagnate, ku 78-vjeçari jetonte së bashku me gruan e tij, një shqiptare 51-vjeçare dhe djalin e saj. Nga hetimet e para rezultoi se 45-vjeçari, banues në Milano, kishte një lidhje jashtëmartesore me gruan e pensionistit italian.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu