Superliga mbyll vitin 2023, renditja në përfundim të gjysmës së kampionatit

0

“Abissnet Superiore” ka mbyllur fazën e dytë të kampionatit dhe gjithashtu vitin 2023, ku surprizat nuk munguan.

Egnatia, e cila u shpall kampione dimri, u mund  në shtëpi nga Tirana me rezultatin e thellë 0-5, me bardheblutë që rimorën vendin e tretë nga Vllaznia.

Vendi i dytë, Partizani, nuk mundi të  afrohej në renditje, pasi u mposht nga Erzeni në “Air Albania” me rezultatin 1-2, në atë që supozohej të ishte një natë feste.

Zonën e “Final 4” e mbylli Vllaznia, e cila mposhti Skënderbeun me rezultatin 5-0 ditën e premte, teksa është bërë një luftë e fortë për një vend në “Final 4” dhe për të mbijetuar.

Tabelën e renditjes e mbyll Teuta, ndërsa i parafundit është Kukësi.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu