Syla: Po blejmë armatim për t’iu përgjigjur kërcënimeve nga Serbia

0

Zëvendësministri i Mbrojtjes Shemsi Syla ka folur për planet e armatosjes së ushtrisë për vitin 2022. I ftuar në RTV Dukagjini Syla tha se janë duke ndjekur politikën siç e ka praktikë Amerika për armatimet.

“Kemi qenë të vëmendshëm që të bëjmë marrëveshje për armë vetëm me shtete e jo me kompani private. Shteti përkatës bënë mbikëqyrjen e shitjes së armëve për Kosovën”, ka deklaruar Syla.

Syla ka thënë se ndër parterët më të mëdhenj edhe për blerjen e armëve Kosova ka pasur SHBA-në, Kroacinë, Turqinë e disa vende tjera.

“Ne po përgatitemi për mbrojtje pas armatosjes nga Serbia. Marrë parasysh kërcënimet e vazhdueshme nga Serbia, ne armatosemi me armatim adekuat që i përgjigjet kësaj situate. Ne do të përgjigjemi me armatim adekuat që e kërkon situate. Ne nuk jemi duke blerë armatim sulmues, por po punojmë natë e ditë që të mbrojmë territorin dhe popullsinë tonë”, tha ai.

Ai gjithashtu ka thënë se këtë vit kanë planifikuar 52 milionë euro për blerje armësh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu