Kombëtarja shqiptare do të përballet mbrëmjen e nesërme me Republikën Çeke, në një ndeshje vendimtare për kualifikimin në EURO 2024.
Trajneri Sylvinho dhe qendërmbrojtësi Berat Gjimshiti kanë sot në konferencë për mediat, në vigjilje të kësaj përballjeje.
Tekniku brazilian e ka nisur fjalën e tij me një lajm të keq, teksa njoftoi se Armando Broja nu kdo jetë në dispozicion për shkak të një dëmtimi që ka marrë gjatë stërvitjes.
Ashtu siç e do zakoni para sfidës u zhvillua dhe konferenca e zakonshme për shtyp, nga e cila tekniku Sylvinho fillimisht u ndal te rëndësia e përballjes së nesërme dhe më pas dha lajmi e “hidhur” për futbolldashësit, duke konfirmuar kështu mungesën e “bomberit” Armando Broja, në sfidën e nesërme.
“Kemi përpara 3 finale, nesër do të jetë e para dhe nuk do të jetë aspak e lehtë, por ne jemi gati për t’u përballur. Siç e tha edhe Gjimshiti patjetër që është një ndeshje shumë e vështirë, por nuk është ndeshja që do të vendosë për kualifikimin. Luajmë ndaj një kundërshtari shumë të fortë fizikisht, që ka pësuar vetëm 2 gola dhe akoma asnjë humbje. Kemi shumë punë për të bërë dhe shumë djerë për të derdhur.
Përsa i përket Brojës duhet të jap një lajm të keq, ka qenë me skuadrën për vetëm 2 ditë dhe pas konsultave me mjekun tonë dhe me mjekët e Chelsea, ai nuk do të jetë i gatshëm për përballjen e nesërme. Përsa i përket Gjasulës, gjithçka është në rregull dhe ai është gati për të luajtur”,- u shpreh tekniku Sylvinho.