Arkitekti i kësaj fushatë për demokratët ka mbajtur fjalën e tij në takimin e fundit para zgjedhjeve të 11 Majit.
Chris LaCivita nga Bulevardi u ka bërë thirrje shqiptarëve që të dielën e votimeve, të mos frikësohen, por t’i drejtohen masivisht kutive të votimit për të vendosur për të ardhmen e vendit dhe fëmijëve të tyre.
“Merrni mqitë tuaj, familjarët dhe lëreni Edi Ramnën pa punë”, kështu u shpreh strategu i fushatës së demokratëve, duke shtuar më tej se zgjedhja e duhur për këtë vend është një mjek si Sali Berisha i cili ka shpëtuar jetët e njerëzve dhe tani është momenti për të shpëtuar vendin e tij.
“Gjithnjë habitem se sa e madhe është kjo turmë. Shqipëria sikurse e dëgjuam dhe më parë ndodhet në një udhëkryq, jo vetëm për ëndrrat tuaja por edhe pozicionin tuaj në arenën kombëtarë. Shqipëria nuk mund të lejojë edhe një mandat tjetër të Edi Ramës, korrupsioni gjendja e vështirë ekonomike që ka shkatërruar familjet, mungesa e një punësimi të qëndrueshëm.
Gjithçka që përkufizon lumturinë tuaj Edi Rama ja u ka marrë. Por ju keni tani një shans historik. Një shans që të tregoni që populli shqiptar e refuzon politikën e së kaluarës, se ju nuk do të frikësoheni dhe nuk do reshtni së luftuari ëpr familjet tuaja. Por kjo ndodh vetëm nëse shkoni të votoni. Merrni me vete familjarët tuaj, miqtë dhe lëreni pa punë Edi Ramën.
Në Shqipërinë e re me doktor Berishën do të keni një njeri që ka shpëtuar jetë. Pse mos e vendosni besimin tuaj te një mjek që do të shpëtojë të ardhmen e Shqipërisë. Në një plan real i cili do të rregullojë ekonominë dhe do ti japë fund korrupsionit. Një plan real që do ta përmirësojë jetën tuaj. Vij sot te ju si amerikan i cili sheh një të ardhme të ndritur për një vend të madh dhe një popull të shkëlqyer. Gjithë bota i ka sytë nga këto zgjedhja, votoni për të ardhmen tuaj, votoni për mbështetjen tuaj dhe Zoti e Bekoftë Shqipërinë”, tha LaCivita, ndërkohë që fjalën e tij e mbylli me disa fjalë shqip duke thënë: “Fitore, fitore, fitore”.