GREQI- Gruaja e shqiptarit Festim Tarellari, që vrau kunatin e tij, pasi abuzoi me vajzën e mitur për 9 vite rresht, ka deklaruar se nuk kishte dijeni për ngjarjen. Duke folur për Protothema, gruaja ka deklaruar se këtë ngjarje e ka marrë vesh para 3-4 ditësh. Ndërkohë që theksoi se bashkëshorti, pasi kreu krimin e mori në telefon dhe i tha se i vrau vëllanë, Erjon Pelivanin.
“Këtë ngjarje e kam mësuar 3-4 ditë më parë. Nuk dija gjë, ai po e mbulonte. As vajza nuk më tha gjë. Burri e mori vesh dhe pasi kreu krimin më mori në telefon dhe më tha: Të vrava vëllanë”, thotë ajo.