Tabaku: U shpall non grata njeriu i afërt i PS, raporti copy-paste se Rama është në Qeveri

0

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku komentoi nga foltorja e Kuvendit shpalljen non grata të Aqif Rakipit. Tabaku u shpreh se u sanksionua nga SHBA, njeriu i afërt i PS, personi që ndihmoi për fitimin e zgjedhjeve në Tiranë.

Nuk kisha për tu ndalur po… Ky parlament do që ti largohet realitetit që të mos merret me thelbin. Po kush ishin 2 lajmet e javës që kaloi. E para me shpalljen non grata të një personi afër PS, ska nevojë të them se kush është ai që ka djalin në Parlamentin e shqipërisë, por e rëndësishme është që PS ka marrë ky individ 6.9 përqind të votave në qytetin e Tiranës. Që do të thotë se ka pasur një përcaktim të rezultatit zgjedhor në Tiranë dhe Elbasan, pikërisht nga ky person. Ministri përmendi me të drejtë raportin e OSBE -ODIR. Dhe unë këtë kam shqetësim, pse nuk flet mazhoranca për këtë cështje. Këta që flasin për amerikën. është publikuar edhe raporti i DASH, Rama tha copy paste është po ashtu është se po Edi Rama është në qeveri. Po të kishte persona të tjerë, sot nuk do kishim këtë raport, por tjetër. Nëse nuk do kishte kriminel sot do të kishim një raport tjetër. 

Cmimet janë rritur, kjo ka ardhur si pasojë e rritjes së cmimit të karburantit dhe naftës. Ngrita disa shqetësime, cfarë ka bërë Shqipëria për bankën petrol po për karburantin që vjen kontrabandë. Asnjë përgjigje. ‘- tha Tabaku.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu