Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO, Rusia “kërcënon” me armët bërthamore

0

Dmitry Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, deklaroi se “nuk mund të bëhet fjalë për ndonjë regjim të denuklearizuar në Balltik”.

Një nga aleatët më të ngushtë të presidentit rus Vladimir Putin paralajmëroi NATO-n sot se nëse Suedia dhe Finlanda i bashkohen aleancës ushtarake të udhëhequr nga SHBA, Rusia do të duhet të forcojë mbrojtjen e saj në rajon, duke përfshirë zhvillimin e armëve bërthamore.

Finlanda, e cila ndan një kufi prej 1300 kilometrash me Rusinë, dhe Suedia po shqyrtojnë nëse do të anëtarësohen ose jo në aleancën e NATO-s. Finlanda do të marrë një vendim në javët e ardhshme, tha dje, të mërkurën, kryeministrja Sana Marin.

Dmitry Medvedev, nënkryetari rus i Këshillit të Sigurimit, ka thënë se nëse Suedia dhe Finlanda i bashkohen NATO-s, Rusia duhet të forcojë forcat e saj tokësore, detare dhe ajrore në Detin Baltik për të rivendosur ekuilibrin e saj ushtarak.

Medvedev gjithashtu ngriti në mënyrë eksplicite çështjen e kërcënimit bërthamor, duke thënë se nuk mund të flitet më për një Baltik të “çnuklearizuar” – ku Rusia mban enklavën ruse të Kaliningradit midis Polonisë dhe Lituanisë.

“Ne nuk mund të flasim më për ndonjë regjim të denuklearizuar në Balltik – ekuilibri duhet të rivendoset,” tha Medvedev, i cili shërbeu si president i Rusisë nga 2008 deri në 2012.

“Deri më sot, Rusia nuk ka marrë masa të tilla dhe nuk do t’i merrte ato,” tha Medvedev.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu