‘Tahiri, Bello e Hellbanianz!’ VICE TV: Shqiptarët janë ‘mbretër’ të kokainës, efiçentë e vrasës

0

Nuk përjashtohen as lidhjet me turqit, boshnjakët, serbët e kryesisht Amerikën Latine. Madje vetë kolumbianët thonë se nuk ‘ngatërrohen’ me shqiptarët pasi janë shumë gjaknxehtë dhe nëse i cënon, përgjigjia është e ashpër.

VICE TV, kanali me dokumentarë investigues i ka dedikuar një tjetër seri trafikut të drogës nga grupet shqiptare. Në një video të publikuar në Youtube që për vendin tonë është bërë e pamundur që të klikohet, bandat shqiptare konsiderohen të rrezikshme, kriminale në kulm, ‘mbretër’ në tregun e kokainës dhe të dhunshme. Ajo që përmendet në këtë dokumentar është edhe dënimi i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili ndodhet ende pas hekurave. Sipas Jamie Clifton, që është edhe personi që flet në dokumentar shqiptarët kanë kapur majat e tregut ndërkombëtar të drogës falë efiçencës që i karakterizon dhe frikës që kanë ‘mbjellë’ kudo që kanë shkelur. Nuk përjashtohen as lidhjet me turqit, boshnjakët, serbët e kryesisht Amerikën Latine. Madje vetë kolumbianët thonë se nuk ‘ngatërrohen’ me shqiptarët pasi janë shumë gjaknxehtë dhe nëse i cënon, përgjigjia është e ashpër. Një nga grupet më të rrezikshme shqiptare që përmendet është kompania Bello me në krye Eldi Dizdarin (Denis Matoshi) e cila u shkatërrua në vitin 2020. Hellbanianz merret gjithashtu si shembull nga kanali anglez për të treguar se sa me krenari e shprehin grupet shqiptare jetën që bëjnë, drogë, makina luksi, vajza të bukura dhe shumë para!

Pjesë nga dokumentari:

Jamie Clifton: Nëse ke blerë kokainë apo çfarëdo lloj droge në pesë vitet e fundit, shanset janë që sasia që ke marrë të ketë lkaluar në duart e një organizate kriminale shqiptare.

Shqiptar: Puna ime në Londër është kokaina, lëvizim kokainë me kile, lëvizim deri në 50 kilogramë në javë. Ja si jam, jam qëlluar dhjetëra herë, 20 herë këtu, jam gjallë.

Jamie Clifton: Ajo që bëjnë grupet shqiptare është se kanë arritur të sundojnë tregun, tu marrin ‘kleintët’ të gjithë grupeve të tjera dhe të arrijnë majat. Ai vend, mjaft i vogël në dukje, është bërë mjft thelbësor në lëvizjen e drogës në Angli dhe jo vetëm. I është futur trafikimit ndërkombëtar të kokainës. Evropa e do kokainën. Shqipëria është një vend i vogël, ka dalë nga komunizmi, nga një periudhë mjaft e erët dhe gjëja e parë që bënë qytetarët e këtij vendi është që dilnin jashtë vendit dhe të kërkonin mënyrën se si të bënin më lehtë para. Ata kanë emigruar kudo, në Amerikë, Angli dhe të gjithë Evropën. Ata i kanë ruajtur lidhjet me Turqinë për të bërë të mundur shkëmbimin e heroinës me marijuanë. Tashmë në këtë rrjet është futur dhe Afganistani. Në vitet ’90 Shqipëria ra në sy për prodhimin e lartë të kanabisit, dhe në vitin 2014, ishte zyrtarisht, sipas raporteve, vendi me prodhimin më të lartë të kanabisit. Më pas, shqiptarët ju futën kokainës. Shqiptarët krijuan lidhjet me Amerikën Latine dhe arritën të ishin ata personat që eksportonin kokainën drejt Evropës, gjë që deri dje, bëhej nga Kolumbianët. Sot janë bashkëpunëtorë. punojnë bashkë dhe kjo gjë provohet dhe nga rrëfimet e kolumbianëve.

Kolumbian: Kemi punuar me shqiptarë. Sigurisht që këtu ka shqiptarë, kemi punuar me ta. Ata dërgojnë njerëz, i lënë këtu që të kujdesen për ngarkesat e tyre, janë shumë gjaknxehtë dhe nëse ndonjë njeri ngatërrohet me ta, dinë t’ja tregojnë vendin. Ju këshillojmë të mos i ngacmoni.

Jamie Clifton: Ata janë në Ekuador, dhe mjaft prezentë në Angli. Janë prezentë kudo, kompania Bello e dini çfarë është? Karteli më i madh shqiptar që u shkatërrua. Ata janë brutalë, janë të dhunshëm. Nuk duan t’ia dinë se me kë kanë të bëjnë nëse duan të hakmerren. Kjo është mënyra e tyre e vetme për tu ‘marrë vesh’ me njerëzit, dhuna. Madje disa kriminelë shqiptarë janë të lumtur që njerëzit mendojnë për ta që janë njerëz të dhunshëm dhe kriminelë, e shfaqin hapur këtë gjë. Kështu është grupi ‘Hellbanianz’ në Britaninë e Madhe. Të dhunshëm, e tregojnë hapur stilin e jetës që bëjnë, nuk mundohen ta fshehin. Por rrezikshmëria më e lartë e shqiptarëve nuk tregohet përmes grupoeve si Hellbanianz, por në mënyra më të sofistikuara. Nëse ata dikur kanë pasur luftëra e janë pushtuar, sot janë aleatë me serbë, boshnjakë, turq dhe jo vetëm. Madje punonjësit i mbajnë nën kërcënim me familjet e tyre që kanë në Shqipëri.

Shqiptar: Sigurisht që po më kapi policia, unë zëvendësohem, vjen një tjetër pas meje. Por s’ka gjë, është shumë e thjeshtë, ke një familje, më mirë e kam që të futem unë në burg se sa të merret familja ime me ta.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u dënua për abuzim me detyrën, gjykata gjeti lidhje mes tij dhe një kushëriri që merrej me trafikun e lëndëve narkotike.

Trafiku i kokainës është biznes dhe shqiptarët janë në krye jo sepse janë sociopatë, por sepse po tregohen më efiçentë, këtë e tregojnë vetë klientët. Janë të kënaqur nga shqiptarët. Por shqiptarët nuk janë vetëm efiçentë, gjithashtu vrasin ndonjë rrugës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu