Tahiri ende te “313”, ja dy opsionet ku ish-ministri i Brendshëm do vuajë dënimin

0

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk ka marrë ende një vendim për transferimin e Sajmir Tahirit në një burg të sigurisë së zakonshme.

Aktualisht Tahiri vijon të qëndrojnë në ambientet e 313-tës. Ndërkohë burime nga drejtoria e përgjithshme e burgjeve bëjnë me dije se dy janë opsionet ku Tahiri do vuajë dënimin.

Fieri dhe Rrogozhina janë dy burgjet ku Tahiri mund të transferohet në ditët në vijim. Sipas burimeve vendimi nuk është marrë ende por pritet që shumë shpejt te vendoset për të dhe ish ministri i brendshëm të tramsferohet ne ditët në vijim në një nga keto dy institucione për të vuajtur dënimin me 3.4 vite burg që Gjykata e Apelit te Posaçëm dha ndaj tij ketë të premte.

Mundësia më e madhe sipas informacioneve nga drejtoria e burgjeve ështe që tahirir të transferohet në burgun e Rrogozhinës, por kjo mbetet për tu parë në ditët në vijim.

Për ish-ministrin e Brendshëm GJKKO la në fuqi vendimin e dënimit me 3 vite e 4 muaj burg. Ai u akuza nga SPAK për trafik të lëndëve narkotike, grup i strukturuar kriminal dhe kryerje e veprave penale nga organizata kriminale.

Ndërkohë vetë Tahiri pret zbardhjen e vendimit të GJKKO-së, për t’iu drejtuar Gjykatës së Lartë me rekurs për të kundërshtuar apelin e posaçëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu