Kreu i PD-së Sali Berisha ka zhvilluar një takim sot intelektualët në Elbasan, ku ka analizuar dhe mesazhet e samitit në Ohër të Open Balkan.
“Takimi i Ohrit, cilat ishin mesazhet? Mesazhet ishin katastrofë. Në një anë i dilej zot atij që nuk e njeh gjenocidin. Ai që nuk e njeh gjenocidin është kriminel për definicion, i gatshëm për ta kryer atë sa herë të ketë mundësi. Sepse ai e quan gjë të mirë atë, ai e quan krim të dobishëm. Nuk kisha dëgjuar ndonjëherë, kurrë, njeri që në një samit, duke pasur aty si padron Vuçiçin të thoshte se të merremi tani se ke vrarë këtë, ke therur atë sikur të ishin njerëzit, më falni berra dhe jo njerëz për një kasaphanë njerëzore. Ky ishte një moment, shumë i rëndë. Nuk mund të flasësh në këtë mënyrë për viktimat e gjenocidit. Ti je një fatkeqësi njerëzore, jo kombëtare që flet në këtë mënyrë.
Bujqësia ka përfituar…Që ta thotë një njeri normal s’mund ta thotë kurrë, statistika tregon, po atë ditë në atë takim se eksportet serbe në Shqipëri bujqësore janë rritur 48% në 4 muaj. Serbia ka eksportuar në Shqipëri 18 mld, kundrejt Shqipëria ka eksportuar në Serbi 8 mld, nga të cilat janë plehra kimike që nuk i blejnë dot fermerët shqiptarë që tregtarët e tyre iu kanë ngel stoqe se kanë çmime të shtrenjta. Si mund të thuash këtë. A ka interes këtu publik? Ne kemi 40% të popullsisë në fshat, a i dëgjojnë këta njerëz sirenat. Çdo të thotë për një fshatar të therë lopën e racës, masivisht, shko kudo. Ky jo që nuk qan hallin e tyre, por u thotë fitoi bujqësia.
Marrim aspektin tjetër, biznesi…
Ka filluar një luftë, një betejë kundër biznesit të vogël, por a ka gjë më antisociale. Përgatitet të tatojë profesionet e lira me 23%. Kjo do të thotë ikni nga Shqipëria. Po në qoftë se ikin këta nga Shqipëria, kush do shërbejë këtu. Ndiej keqardhjen më të madhe për shkatërrim të vërtetë të shërbimit shëndetësor. Unë e shoh pse është shkatërruar se kanë ikur masivisht mjekët. Në mjekësi si kudo duhet një sasi e caktuar për të pasur cilësi. Kurse këtu sidomos nga COVID po rrisim rrogat, po gënjejmë dhe asgjë.
Çfarë ndodh? Do t’i tatojë tani. Nuk flet një fjalë për oligarkët se ndan pasuritë me ta”, deklaroi Berisha.