Takimi me durrsakët, reagon Basha: Demokratët e Durrësit nuk pranojnë masakrën zgjedhore

0

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar mbrëmjen e sotme për takimin që zhvilloi në Durrës, duke thënë se demokratët e Durrësit nuk do ta pranojnë masakrën zgjedhore të 25 prillit.

Në një reagim në Facebook, Lulzim Basha shkruan se ata janë të bashkuar dhe gati për ta ccuar deri në fund misionin që kanë për mbrojtjen e demokracisë dhe për të sjellë në Shqpëri një të ardhme më të mirë.

“Demokratët e qarkut të Durrësit nuk e pranojnë masakrën zgjedhore, nuk e pranojnë rënien e demokracisë. Ne jemi të bashkuar dhe gati për ta çuar deri në fund misionin që kemi marrë mbi supet tona. Ne do mbrojmë demokracinë dhe do sjellim një të ardhme më të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët,” shkruan Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here