ZVICËR- Zyrtarët iranianë dhe evropianë që po takohen aktualisht në Gjenevë të Zvicrës, biseduan për rreth një orë e gjysmë përpara se të bënin një pushim, tha një diplomat i Evropës Perëndimore. Të dyja palët tani po konsultohen në dhoma të ndara, me bisedimet e drejtpërdrejta që pritet të rifillojnë së shpejti, tha zyrtari.
Ky është takimi i parë ballë për ballë midis zyrtarëve perëndimorë dhe atyre iranianë që nga fillimi i konfliktit më 13 qershor. Aktualisht Ministri i Jashtëm i Iranit është duke zhvilluar bisedime me diplomatët kryesorë evropianë lidhur me shqetësimet për programin bërthamor të Teheranit, i cili para një jave nxiti një luftë përshkallëzuese mes Izraelit dhe Iranit.
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, mbërriti në një hotel në qytetin zviceran për takimin me homologët e tij nga Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar, si dhe me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian.