Takimi në Turqi mbërrijnë ministrat e Rusisë e Ukrainës dhe shefi i OKB

0

Ditën e sotme do të takohen në Antalia të Turqisë ministrat e jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës. Lajmin e dha shefi i mbikëqyrjes bërthamore të OKB-së, Rafael Grossi i cili gjithashtu do të jetë i pranishëm në këtë takim.

Që kur një ndërtesë në termocentralin bërthamor të Ukrainës në Zaporizhzhia mori flakë pas përplasjeve, Grossi ka kërkuar një takim trepalësh midis tij dhe të dërguarve nga Rusia dhe Ukraina për të siguruar angazhime për të mbrojtur sigurinë e objekteve bërthamore të Ukrainës.

Mbrëmjes e kaluar në Antalia kanë mbërritur Grossi, ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov dhe ministri i jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba.

Që kur pushtoi Ukrainën, Rusia ka kapur Zaporizhzhia dhe objektet e mbetjeve radioaktive pranë termocentralit bërthamor në Çernobil, vendi i tragjedisë më të rëndë bërthamore në botë në vitin 1986.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu